Rruga Vilave , Tirane
Shitet apartament modern në kompleksin rezidencial “By Long Hill Residence”, një nga projektet më elitare pranë TEG-ut, në zonën e preferuar të Lundrës. Apartamenti është konceptuar me një organizim funksional, ku përfshihen 3 dhoma gjumi, 3 tualete, një lavanderi dhe një ballkon i bollshëm me orientim Jug-Lindje që ofron dritë natyrale dhe pamje të këndshme gjatë gjithë ditës. Prona pozicionohet në katin e tretë të një godine bashkëkohore 5-katëshe dhe është një zgjedhje ideale për një familje që kërkon rehati, si dhe një investim afatgjatë me vlerë të qëndrueshme. Zona e qetë, cilësia e lartë e ndërtimit dhe afërsia me TEG-un dhe akset kryesore të qytetit, e kthejnë këtë apartament në një mundësi të veçantë në treg. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni.