Rruga Muhamet Gjollesha , Tirane
Apartamenti ndodhet në katin e parë të kompleksit të ri “Hora VERTICALE”, shumë pranë Ring Center dhe në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën Muhamet Gjollesha. Me një organizim funksional 1+1 dhe sipërfaqe neto prej 70m², ofron një dhomë gjumi, një garderobë, kuzhinë dhe ambient ngrenjeje në koncept open space, një tualet dhe një ballkon. Ndërtesa është pjesë e një strukture të re arkitektonike me 6 deri në 41 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, e ndërtuar me materiale vendase dhe me fokus te qëndrueshmëria dhe integrimi urban. Ky apartament përfaqëson një mundësi ideale për banim komod në një mjedis bashkëkohor, të gjelbër dhe të mirëorganizuar në zemër të qytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.