Rruga Margarita Tutulani , Tirane
Shitet apartament 1+1 me ballkon pranë rrugës Margarita Tutulani, në një nga lagjet e qeta dhe të kërkuara të Tiranës. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të (i fundit) të një pallati ekzistues pa ashensor dhe ka një sipërfaqe neto prej 62 m². Organizimi përfshin një dhomë gjumi, një tualet, një ambient ndenjeje, ngrënieje dhe gatimi me koncept open-space që ka dalje në ballkon, si dhe një koridor shpërndarës. Ambienti është i sapo restauruar dhe ofron kushte shumë të mira banimi, me dritare cilësore që sigurojnë izolim termik dhe akustik. Tarraca është e mirëizoluar kundër nxehtësisë dhe lagështirës, duke e bërë apartamentin të qëndrueshëm dhe komod në çdo stinë. Është dakortësuar me banorët për vendosjen e një ashensori. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.