Rruga Margarita Tutulani , Tirane
Shitet apartament 1+1 pranë rrugës Margarita Tutulani, në një nga zonat më të kërkuara dhe të qeta për banim në Tiranë. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të dhe të fundit të një pallati ekzistues dhe ka një sipërfaqe neto prej 52.3 m². Organizimi përfshin një dhomë gjumi, një tualet, një ambient ndenjeje, ngrënieje dhe gatimi me koncept open-space, si dhe një koridor shpërndarës. Ambienti është i sapo restauruar dhe ofron kushte shumë të mira për banim, me dritare cilësore që garantojnë izolim akustik dhe termik. Tarraca është e mirëizoluar kundër nxehtësisë dhe lagështirës, çka e bën apartamentin komod gjatë gjithë vitit. Është dakortësuar me banorët për vendosjen e një ashensori. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.